Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa tre dhëmbë i dolën nga goja. Katër të tjerë ju dëmtuan aq shumë saqë iu desh ti hiqte.

Dhe gjithçka sepse Paul, 39 vjeç, nga Anglia donte të pinte cigaren e tij elektronike pas punës.

“Kishte aq shumë gjak kudo dhe goja ime ishte aq e grisur sa nuk e dija në atë moment çfarë kishte ndodhur.”

39-vjeçari sapo ishte larguar nga ambientet e punëdhënësit dhe kolegët e tij kanë lajmëruar urgjencën. Paul erdhi në spitalin më të afërt.

Por gjuha i ishte fryrë aq shumë sa po i mbytej. Kështu duhanpirësi u dërgua në një klinikë të specializuar në Middlesbrough, ku mjekët më në fund arritën t’i shpëtonin jetën.

“Një koleg gjeti dy nga tre dhëmbët e mi, ata u vendosën përkohësisht në vend” thotë ai.

Megjithatë, Paul duhet të zëvendësojë gjithsej shtatë dhëmbë me implante sepse rrënjët janë të ekspozuara dhe do të vdesin.

Punonjësi i fabrikës duhet të përballojë koston prej disa mijëra paundësh. Përveç kësaj, gjuha e tij ishte lënduar rëndë dhe ai ende ka probleme me gëlltitjen.

Paul pi duhan prej dhjetë vitesh. Tani ai dëshiron të paralajmërojë duhanpirësit e tjerë të cigareve elektronike.

Sipas britanikëve fajin për shpërthimin e ka bateria. Ai e bleu atë në internet nga një prodhues kinez.

Paul tani dëshiron të gjejë një avokat dhe të marrë kompensim për lëndimet që pësoi.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re