Disa foto po qarkullojnë në mediat e huaja, ku tregojnë që një britanik, që luftonte me forcat ukrainase është kapur penga nga rusët dhe është torturuar.

Në foto 27-vjeçari Aiden Aslin, pjesë i marinës ukrainase, shihet me ballin e çarë dhe syrin e ënjtur.
Mediat e huaja shkruajnë se prerja e madhe në ballë tregon se ai është goditur me një objekt të mprehtë që i ngjan një pushke.

Ka shpresa se i riu mund të lirohet si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve ushtarakë, mes Ukrainës dhe Rusisë.

27-vjeçari me forcat e tjera ukrainase, luftonin për të mbrojtur Mariupolin, por që pas disa javësh luftë u mor në kontroll nga Rusët, të cilët morën peng edhe ushtarët ukrainas.
Burimi; News Bomb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re