Skip to content

British Airways dhe Air France, kanë pezulluar fluturimet për Tehran

Linja ajrore britanike British Airways ka njoftuar se do të pezullojë fluturimet midis Londrës dhe Teheranit me arsyetimin se ajo nuk është “praktikisht e suksesshme”. Edhe Air France njoftoi gjithashtu se do të pezullonte fluturimet për shkak të ‘pritjeve të dobëta komerciale’, përcjell KosovaPost.

Siç ka njoftuar British Airways, fluturimi i fundit nga Londra në Teheran do të jetë më 22 shtator dhe fluturimi i fundit nga Teherani në Londër do të jetë më 23 shtator.

Në njoftim thuhet se; “Ne po i pezullojmë fluturimet tona për në ‘Londër-Teheran’ për arsye se nuk është komerciale për ne”.

Një hap i ngjashëm erdhi nga linja ajrore franceze Air France. Linja ajrore ka njoftuar se do të pezullojë fluturimet e saj në Teheran deri më 18 shtator. Kompania tregoi ‘shpresa të ulëta tregtare’ si një arsye.