Kryetari i Konferencës së Sigurisë në Mynih – MSC, Wolgang Ischinger, bëri të ditur se në mbledhjen e organizatës mbajtur në Minsk të Bjellorusisë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kritikuar qëndrimin e qeverisë gjermane si shumë negative, në qasjen ndaj një marrëveshjeje që mund të vinte dhe nga një rishikim kufijsh. Thjesht, të dy palët nuk e kanë parë të arsyeshme vendosjen e “vijave të kuqe” nga Berlini.

Brnabiç tha se palët kanë diskutuar progresin në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe u shpreh se ajo do nxisë një marrëveshje, ardhur nga një kompromis që do të çojë në stabilitetin më të madh në rajon – shkruajnë mediat gjermane.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, Vladimir Makej u tha gazetarëve se Brnabiç dhe Thaçi gjatë takimit në Minsk shumë herë përdorën fjalët dialog dhe kompromis.

“Ky takim është i rëndësishëm. Palët shprehin gatishmërinë e tyre për dialog. Një dialog është, sipas mendimit të Bjellorusisë, e vetmja mënyrë për të zgjidhur të gjitha problemet. Unë jam gjithmonë në favor të kësaj”, tha kreu i diplomacisë bjelloruse.

Duke deklaruar se Minsku u bë një vend për bisedime mbi zgjidhjen e konfliktit të Nagorno-Karabakh, për rajonin në lindje të Ukrainës, si dhe për Serbin e Kosovën, u tha se takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës vlerësohet si fillimi i një procesi të ri.

Kryeministrja serbe tha dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është “i vështirë dhe i komplikuar”, por që më të komplikuar e bën vendosja e “vijave të kuqe”.

“Në këtë kuptim është e rëndësishme që Gjermaninë ta kemi mbështetje. Një zgjidhje kompromisi është çelësi për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, si dhe një faktor vendimtar për perspektivat ekonomike dhe prosperitetit të të gjithë qytetarëve të rajonit”, tha Brnabiç.

Ajo tha se është në interesin e Serbisë të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme dhe se Beogradi është “i angazhuar për dialog dhe gjetjen e një kompromisi përmes dialogut”.

NdërsaThaçi tha se “ne jemi dakord se ka një nevojë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, e cila mbyll kapitullin e konfliktit në Ballkan dhe mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re