Të hënën është planifikuar një vizitë në Kosovë e kryeministres serbe Ana Brnabiç. Kësisoj, ajo ka marrë një këshillë nga homologu i ssaj kosovar.

“Shpresoj që edhe vizitat e zyrtarëve pas qarkullimit të lirë të qytetarëve do t’i kontribuojnë lëvizjes së lirë në përgjithësi, po ashtu pres që zonja Brnabiç të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit nga Beogradi, i cili jepte deklarata përçarëse, ndarëse që kishte për qëllim tensionimin dhe destabilizimin, kemi nevojë të përqendrohemi tek jeta më e mirë e qytetarëve”, u shpreh kryeministri Kurti.

Vendet ku Brnabiç do të ndalet do jenë në Veri, më saktë ajo do të vizitojë Mitrovicën, Zveçanin dhe Leposaviqin.

Kjo vizitë e saj vjen pak pas një tensioni për shkak të reprocitetit, pasuar me një marrëveshje për letyërnjoftimet por jo targat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re