Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić ka deklaruar sot se ruajtja e Kosovës dhe Metohisë brenda Serbisë është pika e parë në listën e planit 10-pikësh të Partisë Progresive serbe.
“Plani 10-pikësh është premtimi ynë, çfarë ende duam të bëjmë deri në vitin 2027 në 10 pika. Pika e parë është ruajtja e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”, tha Brnabiq për K1, raporton Euronews Serbia.
Ajo shtoi se në krye të listës është zhvillimi i një politike të jashtme të pavarur, e udhëhequr nga një Serbi e pavarur, e cila vendos për të ardhmen e saj.
Brnabić shtoi se plani parashikon një qeveri që do të formohet nga populli me votat e tyre, siç ishte që nga viti 2012.
“Kështu ka qenë deri në vitin 2012, gjithçka ka ndryshuar. Nga viti 2012 duam që populli i Serbisë të vendosë dhe ne të harmonizohemi me popullin tonë, e jo me disa zyrtarë të huaj dhe njerëz të fuqishëm”, tha Brnabić.
Ajo shtoi se një nga pikat e planit është neutraliteti ushtarak.
“Ruajtja e neutralitetit tonë ushtarak, forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve tona të sigurisë, i ushtrisë sonë, por edhe i të gjitha shërbimeve të sigurisë”, theksoi Brnabić./