Më herët  President i Serbisë  deklaroi se nuk do të merrte pjese në samitin BE-Ballkani Perendimor që do të zhvillohet në Tiranë,por  duket se kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç mendon ndryshe.Sipas saj pjesëmarrja e Vuçiç në samit është e rëndësishme.

 

“Si qenie njerëzore e kuptoj dilemën që ka Vuçiç.Shpesh herë pyes veten  si një person ka nerva, tolerance  dhe durim si Aleksander Vucic. Kështu lufton dhe fiton për Serbinë dhe serbët në Kosovë dhe Metohi”

 

Sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë  kryeministrja u shpreh se Serbia ka një qëndrim parimor për çështje.

 

Serbia ka një qëndrim parimor për këtë cështje.Sa herë e shprehim qartë këtë qëndrim kjo është dicka e cuditshme  ne syte e ndërkombëtarëve. Teksa rrahin gjoksin për vendosjen e sanksioneve  ndaj Rusisë, sheh Belgjikën e cila luftoi të mos vendoste sanksione ndaj Rusisë për importin e diamantëve nga Rusia. Në të gjithë këtë “histori morale” diamantët rezultuan më të rëndësishme se integriteti  territorial i njohur ndërkombëtarisht.

 

Ndërkohë  pas  deklaratës së Vuçiç Emisari i dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u nis drejt  Beogradit  për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç  në mënyrë që ta bindi që të marri pjesë në samit të martën.