Shqipëria mban gjallë shpresat për të luajtur fazën play-off të kualifikuesve për botërorin “Katar 2022”, fal një fitoreje të shkelqyer kundër Hungarisë në transfertë.

Kuqezinjte mundën vendasit 1 me 0 në “Puskas Arena” të Budapestit falë një supergoli të Armando Brojës.

Pas një pjese të parë në ekuiliber, dhe me lajmin më të keq dëmtimin e Gjimshitit, pjesa e dytë ishte shumë e bukur për kuqezinjte.

Me të kaluar një panic që në start, skuadra jonë krijoi disa raste të pastra për shënim vecanërisht me anë të Uzunit në dy raste dhe më pas një goditje nga jashtë zonë e Gjasulës.

Të zotët ë shtëpisë patëm një rast të mirë, kur goditen shtyllen me Shalain, por vetëm kaq pasi, dominimi I taneve ishte I dukshëm.

Gjithsesi goli do të vinte nga stoli. Armando Broja në minutëne  80 pas një pasimi të Bares, realizoi një gol fantastic, ashtu si kishte bërë edhe në duelin e shtatorit sëriesh ndaj Hunagrisë. Tanime me këtë fitore të madhe, kuqezinjte kanë 15 pikë, 1 më shunmë sesa Polonia kundërshtar që vjen të martën në mbrëmje në Tiranë, në një duel njetik për shqiperinë për të kapur zonën play off.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re