Brokoli është një perim i shijshëm dhe me shumë pak kalori, shumë i përshtatshëm për dieta. Është tipik dimëror dhe është më mirë të blihet kur ka kohën e tij, atëherë kur mund të gjendet edhe me çmim më të ulët, shkruan .
Brokoli mendohet se ka qenë i njohur që në lashtësi dhe me kalimin e kohës është përhapur gjithmonë e më shumë dhe prezenca e tyre në tavolinë është shtuar falë vetive të shumta që ka.
Vetitë ushqyese dhe shëndetësore të brokolit
Brokoli është i pasur me kripëra minerale (kalcium, hekur, fosfor dhe potas), vitamin C, B1 dhe B2, si dhe fibra ushqyese. Gjithashtu, përmban një subtancë (sulforafan) që jo vetëm që parandalon rritjen e qelizave kancerogjene, por ndalon edhe procesin e ndarjes qelizore që rrjedhimisht çon në vdekje qelizore. Sulforafani mbron ndaj tumoreve në zorrë, mushkëri dhe gjoks.
Brokoli është edhe antianemik dhe pastrues. Gjithashtu, rekomandohet edhe në raste kapsllëku kronik, për faktin se ka shumë fibra.Specialistët thonë se duhet ngrënë brokoli pasi është antioksidant dhe ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.Brokolit, ashtu si të gjitha perimet, luftojnë dehidratimin sepse ndihmojnë organizmin që të dizintoksikohet dhe të eliminojë prodhimet kimike që janë të rrezikshme. Në fund, ulin edhe rrezikun e kataraktit dhe ishemisë.Duke qenë se të ngopin dhe kanë pak kalori, rekomandohen në dietat e dobësimit. Janë shumë të nevojshëm në rastet e lodhjes dhe mungesës së vitaminave. Gjithashtu, janë të dobishëm në situatat e nervozizmit ekstrem dhe irritimit të tepërt.
U bëjnë mirë mushkërinjve
Një studim nga “Johns Hopkins Medical School” dhe I publikuar në revistën “American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine” thotë se brokoli është një mjekim i shkëlqyer kundër sëmundjeve të mushkërisë, astmës dhe problemeve të frymëmarrjes në përgjithësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re