Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Hulusi Akar, u takua në Bruksel me ministrat e mbrojtjes së Shtetve të Bashkuara, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

Akar zhvilloi takime dypalëshe në Bruksel, ku po qëndron me rastin e takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

Akar takimin e parë e mbajti me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd James Austin, pastaj u takua me ministren gjermane të Mbrojtjes Christine Lambrecht, ministrin e Mbrojtjes të Frances, Sebastian Lecorn, dhe pati një bisedë të shkurtë me ministrin britanik të Mbrojtjes Ben Wallace.

Gjatë takimeve u bisedua rreth çështjeve dypalëshe, çështjeve të mbrojtjes dhe sigurisë si dhe atyre rajonale, dhe për bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.

Akar gjatë bisedimeve theksoi se Turqia, si anëtare 70-vjeçare e NATO-s, dhe ushtria e dytë brenda aleancës, jep një kontribut të madh në sigurinë euroatlantike dhe se kufizimet e eksportit që zbatohen ndaj Turqisë dobësojnë sigurinë euroatlantike.

Akar shprehu pritshmërinë e solidaritetit në luftën kundër të gjitha llojeve të organizatave terroriste, veçanërisht kundër PKK/YPG-së.

Ai theksoi rëndësinë e diplomacisë në kontekstin e përpjekjeve të Turqisë për arritjen e armëpushimit, uljen e tensioneve dhe mbështetjen për Ukrainën, dhe se përpjekjet e Turqisë çuan në marrëveshjen për eksportin e grurit dhe shkëmbimin e të burgosurve.

Ministrat me të cilët Akar u takua falënderuan Turqinë për rolin e saj aktiv në zgjidhjen e krizës globale të ushqimit përmes korridorit të drithit dhe shkëmbimit të të burgosurve.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re