Skip to content

Bruksel, Belgjikë – Këshilli i Qarkut Berat në Konferencën e Rrjetit Adriatiko-Jonian të Universiteteve, Rajoneve, Dhomave të Tregtisë dhe Qyteteve (AI-NURECC)

WhatsApp Image 2023 12 02 at 20.51.06

📍 Bruksel, Belgjikë – Në Konferencën e Rrjetit Adriatiko-Jonian të Universiteteve, Rajoneve, Dhomave të Tregtisë dhe Qyteteve (AI-NURECC), një iniciativë e financuar nga BE, që përfshin aktorët kryesorë të Rajoneve të Adriatikut dhe Jonit.

🤝 Kënaqësi të takoja dhe të ndaja njê bisedë të frytshme me Sekretarin e Përgjithshëm të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, Z.Francesco Cocco dhe Znj.Eleni Marianou, Sekretaren e Përgjithshme të Konferencës së Rajoneve Periferike dhe Detare (CPMR).

💬 Vullneti për bashkërendim mes vendeve të këtij rajoni me potencial të jashtëzakonshëm, ka si qëllim madhor kthimin e kësaj zone në një hapësirë që siguron mirëqenie për gjeneratat e nesërme të BE-së.

🇪🇺 Partnerët në rajonin e Adriatikut dhe Jonit kanë bashkuar përpjekjet për të mbështetur zbatimin e Strategjisë së BE-së për këtë rajon duke siguruar mbulim të thellë dhe të gjerë territorial me fokus në #Turizmin e qëndrueshëm, #Industrinë, #Ekonominë dhe #Rininë.
Strategjia e BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian duhet të jetë mekanizëm i fortë që siguron se aktorët e përfshirë, shoqëria civile dhe organizatat rinore, bashkëpunojnë për prosperitetin ekonomik dhe social.

WhatsApp Image 2023 12 02 at 20.51.07 WhatsApp Image 2023 12 02 at 20.51.061 WhatsApp Image 2023 12 02 at 20.51.06