Në një deklaratë të përbashkët, tre eurodeputetë kanë dërguar një mesazh të fortë për Shqipërinë. Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme David McAllister, raportuesi i përhershëm për Shqipërinë Isabel Santos dhe kryetari i Delegacionit të Parlamentit për Shqipërinë, Manolis Kefalogiannis kërkuan nga Parlamenti i Shqipërisë do të miratojë me shpejtësi marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.
Në deklaratë tre eurodeputetët shprehen se shumica parlamentare duhet të miratojë ndryshimet e nevojshme pa dëmtuar konsensusin e arritur midis qeverisë dhe opozitës më 5 qershor. Më tej shprehen se ndryshimet kushtetuese pa konsensur me të gjitha partitë politike mund të rrezikojë thirrjen e konferencës së parë për negociatat e anëtarësimit, dhe për këtë arsye të ngadalësojë procesin e integrimit evropian.
/faxweb
