Skip to content

Brukseli, llogari Ankarasë: pse duhen ribërë zgjedhjet në Stamboll?

h 55172606

Bashkimi Evropian ka thënë se mbrojtja e një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe transparent është thelbësor për çdo demokraci dhe se kjo është në zemër të marrëdhënieve të Bashkimit me Turqinë.

Deklarata nga Brukseli u bë pasi Komisioni Zgjedhor i Turqisë vendosi anullimin e zgjedhjeve në Stamboll dhe urdhëroi përsëritjen e tyre.

“Arsyetimi për këtë vendim me pasoja të gjera, solli një kontekst shumë të politizuar, ndaj sqarimi duhet të bëhet pa vonesë”, thuhet në deklaratë.

Qëndrimi u shpreh nga dyshja Hahn-Mogherini, dhe u postua në faqen e internetit të Delegacionit të BE në Turqi.

Aty gjithashtu theksohet se BE pret që autoritetet turke të thërrasin vëzhgues ndërkombëtarë për të ndjekur zgjedhjet e përsëritura.