Ish kreu katalanas Carles Puigdemont dhe katër ish-ministra janë liruar me kusht nga një gjykatë hetuese në Belgjikë.
Gjykatësi tha se ata nuk mund të largoheshin nga vendi pa leje dhe duhej të jepnin detaje për strehimin e tyre.
Ish-presidenti katalanas dhe 4 ministrat e tij u dorëzuan në policinë belge pas një urdhër-arresti lëshuar nga një Spanja.
Puigdemont u largua drejt Belgjikës pasi Madridi vendosi sundimin e drejtpërdrejtë  mbi Katalonjë.
Ai ka thënë se nuk do të kthehet në Spanjë nëse nuk do t’i garantohet një gjykim i drejtë.
Ai dhe 4 ministrat në fjalë janë të kërkuar në Spanjë për t’u përballur me akuza për rebelim, trazira dhe keqpërdorimin e fondeve publike.
Zyrtarët katalanas pritet te paraqiten sërish në gjykatën belge brenda 15 ditëve.
Belgjika nga ana tjetër ka 60 ditë kohë për t’i kthyer në Spanjë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re