Skip to content

Brukseli: Qëndrimi agresiv i Rusisë nuk do të frikësojë BE-në

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të vendosë marrëdhëniet me Rusinë në axhendën e një takimi të liderëve të Bashkimit Evropian, u njoftua të martën në Bruksel.

Ai gjithashtu tha se BE nuk do të frikësohet nga qëndrimi agresiv i Moskës.

Kabineti i Mishel deklaron se konsultimet e presidentit me udhëheqësit e BE mbi marrëdhëniet e ardhshme me Rusinë janë duke u zhvilluar dhe se Ministri i Jashtëm i BE Josep Borrell ka mbështetje të plotë për punën e tij.

Një zëdhënës i presidentit të Këshillit Evropian thekson se BE mbetet e bashkuar në kërkesën e saj për lirimin e udhëheqësit rus të opozitës Alexei Navalny dhe se Michel dënon dëbimin e tre diplomatëve të BE.

“BE nuk do të frikësohet,” tha një zëdhënës i Këshillit Evropian.

Këshilli Evropian konsideron se pozicioni agresiv rus, i treguar gjatë vizitës së Borrell në Moskë, tregon se “Rusia nuk është e interesuar për dialog”, madje edhe në ato zona ku bashkëpunimi mund të jetë me interes reciprok ose global.