Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj një agjencie ruse të inteligjencës ushtarake, dy kinezë dhe katër rusë për një sulm kibernetik që mendohet se rrezikonte interesat e BE-së.

AP raporton se të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrje në dy operacione në internet që shkaktuan kaos në Ukrainë dhe operacionin haker “Hopper Cloud”, duke deklaruar se këto janë sanksionet e para të vendosura nga Bashkimi Evropian për shkak të sulmeve në internet.

Kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell shpjegoi se sanksionet përfshijnë “ndalimet e udhëtimit dhe bllokimin e fondeve për individët dhe organizatat”.

Katër anëtarë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë janë akuzuar se po përpiqeshin të këpusnin rrjetin Ëi-Fi të një organizate kontrolli dhe ndalimi të armëve kimike me seli në Hollandë që hetonte përdorimin e armëve kimike në Siri, por autoritetet hollandeze penguan sulmin e hakerave.

Të dy kinezët gjithashtu u akuzuan për qasje të paautorizuar në të dhënat konfidenciale të biznesit dhe shkaktimin e një dëme të konsiderueshme ekonomike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re