Ka ardhur sinjali i parë nga Parlamenti Evropian se vizat ka gjasa most ë hiqen edhe sivjet pët kosovarët.

Zv.presidenti i PE-së, Rainer Wieland pas takimit që zhvilloi të enjten me kryesinë e LDK-së, ka thënë se Kosova ka ende shumë punë për të kryer sa i përket liberalizimit të vizave.

“Shumë gjëra ende duhet të kryhen , po shoh që vendi ka bërë progres dhe ne jemi të gatshëm të mbështesim vendin në gjërat të cilat duhet të kryhen. Nuk shoh ndonjë momentum që dokumenti për viza të vie në Parlamentin Evropian që të votohet. Parlamenti Evropian insiston që kushtet të plotësohen. I rekomandoj të gjithë që të mos bëjnë premtime për gjëra për liberalizimin e vizave që mund të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë Wieland.

Për këtë çështje foli të mërkurën edhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova e cila nuk dha një afat se kur mund të hiqen vizat, pavarësisht se politikanët kosovarë besojnë fuqishëm se 2018-ta do jetë vit i lëvizjes së lirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re