I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe këshilltarët për politikën e Jashtme të Emanuel Macron dhe Olaf Scholz të emëruar me detyrë për këtë dialog, Jens Pletner dhe Emanuel Bone mbërritën në Prishtinë.

 

Emisarët u takuan me kryeministrin Albin Kurti në selinë e qeverisë ku në fokus ishte shqyrtimi i opsioneve për përparim në dialogun dhe normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

 

Pas takimit në Prishtinë, Lajçak dhe këshilltarët do në udhëtojnë për në Beograd për tu takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç me fokusin e njëjtë, gjetjen e një rruge për marrëveshje mes dy vendeve.

 

Kjo është hera e parë që Berlini dhe Parisi angazhohen në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë për dialogun, ku përveç të dërguarve nga Brukseli ngarkojnë me punë edhe këshilltarë shtesë.

 

Vendimi i ishte bërë I ditur me anë të një letre Kurtit dhe Vuçiçit ku u thuhej prerë se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re