ë bëni brumë për pica nevojitet të keni maja, ujë të ngrohtë, miell, kripë dhe vaj ulliri. Disa receta kanë nevojë për të shtuar sheqer ose mjaltë, ndërsa të tjerë thonë se ky nuk është një përbërës i domosdoshëm.

Sipas “RecipePizza.com”, mund ta përshpejtoni procesin e ardhjes së brumit, duke e vendosur brumin në një vend të ngrohtë, por është mirë që brumin ta lini të vijë natyrshëm. Kjo mund të marrë një deri në dy orë, kështu që shikojeni me sy se kur brumi do të vijë në madhësinë e duhur. Ju mund ta ngrohni paraprakisht furrën derisa brumë të vijë. T’i jepni formë brumit, vendoseni në një dërrasë druri të lyer lehtë me miell dhe hidhini pak më tepër miell sipër. Shtypeni në formë të sheshtë petulle. Vendoseni mbi një grusht dhe pastaj shtrijeni butësisht brumin, duke vendosur poshtë grushtin tjetër, duke e tërhequr dhe sjellë vërdallë.

Mund të përdorni një okllai dhe vendosni se sa i trashë ose i hollë dëshironi që të jetë korja dhe jeni në rrugën e duhur për të bërë një picë të shijshme. Brumi i picës do të mbahet në frigorifer për disa ditë. Mbuloni topat e brumit me mbështjellëse plastike, duke i lënë pak hapësirë ​në enën ku do ta vendosni pasi brumi do të shtohet gjatë kohës që do të rrijë në frigorifer. Gjithashtu, ju mund ta ngrini brumë dhe ta mbani në frigorifer për disa muaj./Shije.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re