Viti 2022 do të vijojë të jetë sfidues sa i përket efekteve që do të japë në ekonomi, realiteti ekonomik që po prodhohet nga lufta Rusi-Ukrainë. Banka e Shqipërisë  bëri thirrje që rezervat buxhetore te përdoren për të zbutur krizën e çmimeve.

 

“Fokusi i politikave ekonomike duhet të orientohet drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, si një parakusht për stabilitetin financiar të vendit dhe për rritje të qëndrueshme e afatgjatë, dhe në ndihmën ndaj shtresave më në nevojë. Ky fokus do të kërkojë rishikimin në vazhdimësi të përshtatshmërisë së qëndrimit të politikës monetare, si dhe ruajtjen e fleksibilitetit buxhetor për të adresuar kontigjencat e mundshme në drejtim të lehtësimit të kostove sociale, pa dëmtuar qëndrueshmërinë afatgjatë të borxhit publik.” – u shpreh Sejko.

 

Edhe pse shumë ekspertë janë duke artikuluar tezën se ekonomia jonë po jep shenja të stagflacionit, numri dy i qeverisë ka një tjetër realitet.

 

“Çfarë është stagflacioni, ngadalësim i rritjes ekonomike, rritje e papunësisë si dhe rënie e kërkesës, asnjë prej tyre s’po ndodh, rritja vijon të jetë e larta, papunësia ka ranë, pavarësisht re kriza ndërsa konsumi, përveç karburanteve asnjë mall tjetër s’ka pësuar rënia as në sasi as në vlerë.” – u shpreh Ahmetaj.

 

Për deputeten e opozitës Jorida Tabaku, deklaratat e qeverisë për situatën ekonomike janë paradoksale.

 

Këto deklarata u bënë gjatë diskutimeve në parlament, mbi raportin vjetor të aktivitetit të Bankës së Shqipërisë, për vitin 2021.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re