Pasi njoftoi se pagesat e kredive do të ngrihen për tre muaj për shkak të koronavirusit, Banka e Shqipërisë ka sqaruar këtë të hënë sesi do të veprohet. Përmes një njoftimi për mediat, BSH u shpreh se në këtë rast do të duhte të lidhet një marrëveshje mes institucionit financiar dhe kredimarrësit.

 

Po ashtu, Banka e Shqipërisë shpjegoi se ky lehtësim nuk përfshin ata që nuk preken nga koronavirusi

 

“Për të bërë të mundur këtë nevojitet që të gjithë ata kredimarrës, biznese dhe individë, të cilët preken ekonomikisht dhe financiarisht nga kjo situatë, dhe që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, të kontaktojnë me institucionin financiar (bankë, jobankë, shoqëri kursim-krediti) me të cilin kanë marrëdhënien e kreditimit dhe të informojnë këta të fundit mbi këtë kërkesë”, thuhet në deklaratën për mediat të Bankës së Shqipërisë. Kredimarrësit, aftësia paguese e të cilëve nuk preket apo dëmtohet nga kjo situatë duhet të vijojnë normalisht shlyerjen e detyrimeve të tyre me këto institucione”, thuhet më tej në deklaratë.

 

Banka ka theksuar se bëhet fjalë për ngrirje dhe jo falje të kredisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re