Duke dëmtuar imazhin e mbretërve britanikë, kumbara e Princit William, Lady Susan Hussey, një anëtare e shtëpisë mbretërore britanike, dha dorëheqjen dje pas komenteve të vazhdueshme raciste kundër një aktivisteje britanike me ngjyrë.

Baronesha 83-vjeçare e North Bradley ngriti pyetje të vazhdueshme në lidhje me “origjinën” e aktivistes zezake dhe lideres së bamirësisë Ngozi Fulani në një pritje të organizuar nga bashkëshortja mbretërore Camilla Parker Bowles dje në Pallatin Buckingham me temën e luftës kundër dhunës ndaj grave.

Lady Hussey shqiptoi komente raciste kundër aktivistes me ngjyrë britanike, duke e vënë në pozitë të vështirë familjen mbretërore, veçanërisht mbretin e ri Charles, komentoi sot shtypi britanik.

Kush është kumbara e Princit William?

83-vjeçarja Hussey, gjithmonë e veshur me… flokë, ishte një nga miqtë e preferuar të gjyshes së Princit William.

Ajo i kushton vëmendje të veçantë veshjes së saj, e cila gjithmonë përfshin aksesorë si karficat dhe kapele që bien në sy.

Ajo ishte vazhdimisht në krah të Mbretëreshës Elizabeth në funeralin e bashkëshortit të saj të dashur, Dukës së Edinburgut, më 9 prill 2021.

Siç komenton shtypi britanik, Lady Susan Hussey, e cila dha dorëheqjen nga roli i saj si ndihmëse e lartë e pallatit, ka qenë një nga figurat më të besuara në pallatet britanike për dekada.

Në vitin 1960 ka kaluar për herë të parë pragun e Buckingham-it, ndërsa siç shkruan BBC, ka luajtur një rol të vogël në serialin e njohur të Netflix, “The Crown”.

Susan Catherine Hussey lindi në 1939 dhe është vajza e pestë dhe më e vogël e Earl Waldergrave dhe Mary Hermione, konteshë e Waldergrave.

Ajo është motra e ish-ministrit konservator të kabinetit William Wandergrave, ndërsa bashkëshorti i saj i ndjerë, Marmentiuk Hussey, ishte një ish-Drejtor i BBC-së.

Catherine iu bashkua stafit mbretëror të Buckingham në vitin 1960 dhe pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, shërbeu si këshilltare zyrtare e bashkëshortes mbretërore, Camilla Parker Bowles.

Zonja Susan filloi të punonte për familjen mbretërore në të njëjtin vit që mbretëresha Elizabeth lindi fëmijën e saj të tretë, Princin Andrew.

Fillimisht, roli i saj ishte t’u përgjigjej letrave të qytetarëve dhe në fund arriti të bëhej pjesë e rrethit të ngushtë të “zonjave në pritje”. Njohuritë e saj konsiderohen të pakrahasueshme për sa i përket funksionimit të pallatit, siç komenton gazeta britanike Daily Mail.

Një nga detyrat e saj ishte shpesh të ndihmonte në përshtatjen e të sapoardhurve në Buckingham, mes tyre dhe “rebelja e pallateve britanike” Meghan Markle dhe e ndjera Princesha Diana.

Sipas autorit Christopher Wilson, i cili shkroi librin e tij, me titull: “Nyja Windsor”, Princesha e Popullit Diana kishte një “mospëlqim personal” për xonjën Susan.

Roli i saj si një “zonje në pritje” zakonisht u jepet nga pallatet mbretërore aristokratëve të pasur që nuk marrin rrogë, por konsiderohen si individë shumë prestigjioz.

Zonja Susan u promovua në Kryqin e Madh të Urdhrit Mbretëror Victorian (GCVO) në 2013 dhe është nderuar me çmime të shumta për shërbimin e saj besnik ndaj mbretëreshës së ndjerë Elizabeth. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re