Regjisori Edmond Budina në një deklaratë për mediat pas përplasjes me Policinë ka treguar sërish se atë e kanë tërhequr zvarrë. Ai u shpreh se këtë gjë nuk e harron kurrë dhe i bëri thirrje Ramës dhe Lleshajt, që të tërhiqen.

Budina u shpreh se Teatri Kombëtar do të jetë varreza e të gjithë atyre që kanë bërë krime dhe turpe në këtë vend. “Teatri është shtëpia e të gjithë shqitparëve, ne kërkojmë që të ketë Teatër. Ata na përçanë, ishin forca të shumta policie. Ne ishim 5 veta, dhe nuk ishim të mbrojtur nga askush.

Më tërhoqen zvarrë, nuk e harroj kurrë këtë gjë. I bëj thirrje Edit dhe ministrit të Brendshëm, të mos tentojnë të shkatërrojnë këtë vlerë të jashtëzakonshme kulturore. Ky është fundi i demokracisë shqiptare, ky është një regjim fashist, populli duhet të ngrihet i gjithë në këmbë, Teatri duhet të jetë varreza e të gjithë këtyre që këto turpe”, tha Budina.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re