Një 18-vjeçar amerikan i bardhë qëlloi dhe vrau 10 persona dhe plagosi tre të tjerë të shtunën në një supermarket në Buffalo, New York, në një lagje me mbizotërim afrikan-amerikan, përpara se të dorëzohej në polici.

Autoritetet amerikane kanë folur për një “krim urrejtjeje” dhe një akt “ekstremizmi të dhunshëm me motive raciste”.

11 nga 13 personat që ai qëlloi ishin afrikano-amerikanë, sipas zyrtarëve të policisë.

Autoritetet thanë se autori, i cili ishte i armatosur me një pushkë sulmi AR-15 dhe dukej se po vepronte i vetëm. Ai udhëtoi me makinë “shumë orë” nga shtëpia e tij në Buffalo ku nisi sulmin, të cilin e transmetoi në internet përmes një kamere që mbante mbi automjet.

Autori, të cilit nuk i është thënë emri nga policia, ishte i armatosur rëndë dhe mbante jelek antiplumb dhe helmetë. Gjatë sulmit, autori ka qëlluar me fyerje raciste.

Kur është përballur me policinë në hollin e supermarketit, ai ka kthyer armën kundër vetes por që është kapur nga një punonjës policie.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i dhënë fund terrorizmit të brendshëm të motivuar nga urrejtja,” thanë presidenti amerikan Joe Biden dhe gruaja e tij, Jill.

Steven Bellonzia, kreu i zyrës së FBI-së në Buffalo, tha se sulmi do të hetohej si një krim urrejtjeje dhe një akt “ekstremizmi i dhunshëm me motive raciste” sipas ligjit federal.

I arrestuari pritet të dalë para gjykatës në orët në vijim për të mbajtur përgjegjësi për masakrën që shkaktoi. Ai akuzohet për vrasje me dashje.

“Është një ditë dhimbjeje e madhe për komunitetin tonë,” u tha gazetarëve kryebashkiaku i Buffalo-s. “Shumë prej nesh e kanë vizituar këtë supermarket disa herë. Nuk mund të lejojmë që ky person i urryer të përçajë komunitetin apo vendin tonë.”

  

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re