Gianluigi Buffon, i cili këtë verë u transferua te PSG pas “lamtumirës” nga Juventus, në mediat  franceze veçoi tre stadiume ku ishte më e vështirë për të luajtur, referuar përvojës së tij personale.

Gigi vuri në dukje se më i vështiri ishte stadiumin legjendar i Liverpool, “Anfield”.

“Po, ‘Anfield’. Është tmerrësisht e vështirë të jesh i  përqëndruar në një mjedis të tillë që ofron ky stadium, veçanërisht në fillim të ndeshjes. Më pas do gjidhja ‘Ibrox Stadium’ të Glasgow Rangers, si dhe stadiumi ‘Fenerbahce’ në Stamboll”, ka legjenda e portës italiane, tashmë në Francë.

Buffon më pas veçoi dhe ato përballje që kurrë nuk do t’i harronte.

“Kur luaja për Parmën në përballje me Milanin e ku fitonim Kupën UEFA, një përjetim që unë kurrë nuk do të harroj. Me Juventusin gjithashtu në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit në vitin 2003, si dhe sezonin e kaluar po përballë Realit. Aty morra jë karton të kuq, por ishte një ndjenjë të veçantë, pasi ishte një lojë – ëndërr. Por më e madhja përballje që nuk do e harroj, është padyshim finalja e Kupës së Botës”, tha Buffon, referuar triumfit përballë Francës në 2006.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re