Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte në Kavajë, ku në fjalën e saj nuk la pa ironizuar Sali Berishën, i cili ditën e djeshme ishte në këtë qytet.

“Erdhi këtu lëshoi helmin e tij në mënyrën më të shëmtuar të mundshme dhe iku”, tha Spiropali, e cila theksoi se “Berisha nuk e ka vendin në parlament, por diku tjetër”

Më 11 maj zgjedhja është e thjeshtë -tha Spiropali- “O me Edi Ramën në Evropë, o me ata në gropë”.

Elisa Spiropali: Mezi e presim 11 majin për të dhënë shembullin më të fortë që vajzat e gratë e Kavajës dhe të gjithë kavajësit që mendojnë për këtë vend, që duan të ecin përpara , që duan Shqipërinë Evropiane, që nuk duan të kthehen në gropë dhe kënetë do votojnë për PS dhe Edi Ramën.

Bufi erdhi dje në Kavajë me vrap dhe dha mesazhin më të shëmtuar në ditën më të mirë, ditën e Pashkëve, në një ditë harmonie dhe tolerance për të cilën Kavaja shquhet.

Erdhi këtu lëshoi helmin e tij në mënyrën më të shëmtuar të mundshme dhe iku, sic ka ikur gjithmonë nga Kavaja. Ka ardhur vetëm  për të ngritur dy gishtat, për të përcarë njerëzit. Vendin nuk e ka në parlament, por e ka diku tjetër.

As partinë e tij nuk e nxorri dot nga gropa. Ata janë në gropë prej tij. Zgjedhja është e thjeshtë: O me interesin e shqiptarëve, o me hallin e një njeriu të vetëm. O me Edi Ramën në Evropë, o me ta në gropë dhe nuk ka zgjedhje tjetër.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko