Dy të majtë (jo) për definicion…

(1) Ditë më parë…

“Më pëlqeu mjekra e tij e bollshme dhe pamja prej një njeriu në paqe me veten dhe me botën përreth….

U takuam sot… përballë xhamisë së rrugës së Kavajës….

Kur po më priste…, po dëgjonte në Youtube një hoxhë nga Srebrenica…

Pse u bëre musliman, e pyeta…. Feja katolike është e pastër, tha. Ortodoksja është shumë strikte, por ata nuk e pranojnë kollaj ndryshimin. Kurse Islami është shumë i hapur. Të pranon ashtu si je. I varfër, i pasur, i bardhë, i zi. Jam shumë i qetë si musliman….

Pimë një kafe, i thashë. Jo, tha, jam në Ramazan….” (Ben Blushi)

(2) Iftari kryeministror…

“Më ka munguar ky takim, sepse prej vitesh tryeza e iftarit ka lënë tek unë një shije të posaçme njerëzillëku, duke ushqyer një ndjesi të mirëseardhur paqeje….

Nuk ka nevojë as të jesh musliman, madje as të jesh hiç fare besimtar në Zot, që të ulesh në tryezën e iftarit e të marrësh prej saj ushqimin lehtësues për mendjen dhe për shpirtin….

Thelbi i kësaj tryeze është Islami, pa dyshim. Por, nga ana tjetër, Islami është, përveçse një fe e përqafuar ethshëm nga besimtarët muslimanë, edhe një dhuratë pa kushte për mbarë njerëzimin….    

Cilët ndër ata që e mbajnë veten për të kultivuar dhe për eruditë, dhe që ndërkohë nëpërkëmbin Islamin…, e njohin urdhëresën parësore që e zbriti Kur’anin tek njerëzit?

‘Lexo’ është fjala urdhërore e kumtit të parë, e vetme dhe e madhe sa pafundësia e librave, është kontributi themelor i fesë islame në progresin e përbotshëm, është ajo që ka shpënë në kontributin e pazëvendësueshëm të kulturës islame në astronomi, në algjebër, në kimi, në mjekësi, në metafizikë, në muzikë dhe në shumë fusha të tjera….

Bukur dhe hijshëm më duket se po veprojmë edhe ne sot, tek jemi së bashku rreth tryezës së iftarit duke kryer një gjest miqësie, dhe mirësie. Të gjithë vëllezërve dhe motrave të besimit islam, këtu dhe kudo që ndodhen, ju uroj agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara!” (Edi Rama)   

Reflektim, përshpirtshmëri apo yshtje djalli?

“Lexo…” (Kur’an, 96:1)

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re