Bujar Nishani ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

Nishani ka theksuar se Komisioni i Rithemelimit dhe Shtëpia e Lirisë i ka arritur objektivat, duke u ballafaquar drejtëpërdrejtë me Ramën dhe duke arritur ta fitojë Shkodrën.

Ish-presidenti e ka quajtur Bashën një mercenar të kulluar të Ramës, i cili ka mision paralizimin e opozitës.

Nishani: Besoj se Komisioni i Rithemelimit dhe PD e rithemeluar në kuadrin e Shtëpisë së Lirisë i ka arritur objektivat e saj në këto zgjedhje. Në kuptimin e logjikës politike dhe qytetare nuk kishte pritshmëri që këto 6 bashki do të ndryshonin qeverisjen totale në Shqipëri.

Ishin zgjedhje lokale dhe vetëm në gjashtë bashki. Pra në aspektin e logjikës politike nuk kishte asnjë pritshmëri as nga qytetarët dhe as në synimet tona politika për të ndryshuar qeverisjen e Shqipërisë.

Kishim dy objektiva themelor në këtë garë elektorale, pasi e parë është se kishim një përballje me Ramën dhe PS në Bashkinë e Shkodrës, ju e patë dhe opinioni publike e ka ndjekur se qeveria vuri të gjitha bateritë e saja për të marë në qeverisje pas shumë vitesh Bashkinë e Shkodrës.

Ishte një ballafaqim i drejtëpërdrejtë i yni me Edi Ramën në Bashkinë e Shkodrës.

Ne kishim një objektiv po aq të rëndësishëm politik për të konfirmuar tani jo vetëm në kuadër të strukturave të partisë sonë si PD, por tashmë në një suazë më të gjërë se sa kjo, në kontekstin e elektoratit kombëtar, elektoratit të përditshëm, faktin që PD-ja e vërtetë opozita reale është Shtëpia e Lirisë dhe Komisioni i Rithemelimit dhe PD-ja e rithemeluar, duke e denoncuar dhe diskretituar atë pakicë pa integritet moral, pa përfaqësim real politik të drejtuar nga Basha i cili në mënyrë të përsëritur i mbështur nga qeverisja, tentonte të mbante maskën e opozitës fasadë.

Deklarata e Bashës ku tha se nuk kishte pasur asnjë humbje në karrierën e tij, u lexua nga analistët si i pashqetësuar, por edhe qesharak!

Në pamje të parë duket sikur kemi të bëjmë me një sharlatan por nuk është një sharlatan është absolutisht një mercenar politik i kulluar i Ramës, i cili ka një mision për të paralizuar opozitën.

Kjo është piktuara më e drejtë e tij. Hiqet dhe bënë lojën e shejtan budallait herë pas here për të fshehur këtë mision. Për fatin e mirë edhe këto zgjedhje patën një  kontribut për ta denoncuar dhe shkërmoqur këtë lloj misioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re