Ditën e sotme, ish kryeministri Sali Berisha do të nisë lëvizjen për bashkimin e Partisë Demokratike dhe zgjerimin e saj që do fillojë në orën 18:00 në Tiranë, tek Rogner.

Kësaj lëvizje i është bashkuar edhe ish Presidenti Bujar Nishani.

Nishani shkruan në rrjetet sociale se do të bashkohet “me demokratët e ndershëm e të vërtetë, për një PD të bashkuar”.

Sipas asaj që Berisha paralajmëroi, lëvizja do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re