“Brenda 2-3 ditësh “Grupimi për PD” do të bëjë publik kandidatrën për kryetar të Partisë Demokratike”.

Kështu ka deklaruar Edvin Kulluri në një lidhje direkte për “Log.” me Endri Xhafon. Kulluri u pyet nëse do të jetë Bujar Nishani kandidat përballë Lulzim Bashës, ai nuk e konfirmoi një gjë të tillë, ndërsa theksoi se kandidatura do të përfaqësojë të gjithë angazhimet e këtij grupimi.

“Statuti nuk e ka të përcaktuar. Nuk ka një udhëzim për këto zgjedhje akoma. Çdo proces zgjedhor ka një udhëzim të vet. besoj që shumë shpejt do të kemi një udhëzim nga kryesia por e rëndësishme është që gara të jetë e hapur.

U thashë që ne do të konsultohemi me njëri-tjetrin. Kemi pasur edhe sot një takim për ato që i konsiderojmë jo të drejta. Nuk duhet të hymë në paradoksin që të vjedhin zgjedhjet në partinë tonë.

Këtu deri tani kemi nja kandidat zyrtar që është Kadilli, nuk është pjesë e këtij grupi. Ne e kemi përshëndetur kandidimin e tij. Ne brenda 2-3 ditësh do të kemi kandidaturën tonë dhe do të përfaqësojë të gjitha angazhimet që ne kemi marrë,” deklaroi Kulluri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko