Skip to content

Bujar Nishani: Rama e Basha dhunuan barbarisht selinë e PD-së, ne nuk do të dorëzohemi

Bujar Nishani thotë se Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë dhunuar selinë e Partisë Demokratike.

Ai shprehet se nuk do të dorëzohen dhe se do tentojnë sërish. 

“Edi Rama dhe Drejtori i Policisë së Shtetit kanë kryer një krim të rëndë kushtetues dhe penal sot.

Dhunimi barbar i Selisë së Partisë Demokratike dhe mijra anëtarëve të saj, mbledhur në selinë e tyre është dhuna ekstreme mbi liritë dhe të drejtat themelore politike të qytetarëve shqiptarë.

Tutori i Lulzim Bashës përdori të gjithë furinë dhe egërsinë e forcës së shtetit për t’ju imponuar shqiptarëve kryetarin e opozitës.

Kjo nuk do të pranohet kurrë.

Pluralizmin nuk e dorëzojmë.

Tutori i krimit të organizuar dhe shtetit mafioz në Shqipëri nuk do të mund të bëhet dot edhe tutori i opozitës shqiptare.

Liria nuk ka çmim 🇦🇱“, shkruan Nishani.