Skip to content

Bujar Nishani: Rama po tenton ta grabisë me gjoja ligj pasurinë e bregut të detit. Ai po na mashtron, por shqiptarët do ta ndalojnë

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se në vjeshtë do të kalojë ligji i ri në Kuvend që u heq bashkive administrimin e vijës bregdetare.

Sipas Nishanit pas kësaj nisme fshihet një tjetër tentativë për të grabitur pronat e bregdetit.

“Deklaratat e Edi Ramës për administrimin e vijës bregdetare një propagandë e shpifur në interes të një kurthi të ri për ti mashtruar shqiptarët dhe për të grabitur pronën më me vlerë të vendit, Bregun e Detit.

Vija bregdetare, Velipoja, Durrësi, Vlora, Saranda kanë 20 vite që janë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës dhe partisë së tij.

Tani, ky kërkon t’ju mbushë mendjen shqiptarëve se do të “vendosë kontrollin e tij mbi abuzimin” !!!!

Mashtrim i paskrupullt në interes të hajdutërisë !

Regjimi mafioz po përgatitet që me parlamentin monist ta grabisë me gjoja ligj pasurinë e bregut e t’ja fal atë oligarkëve që blejnë votat për regjimin kusar. Shqiptarët ti ndalojnë sa më parë kusarët e gjithshkaje”, shkruan Nishani. ()