Këngëtari i muzikës popullore Bujar Qamili prej ditësh është izoluar bashkë me familjarët e tij. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Vizioni i Pasdites” nga Shkodra me humor komentoi edhe situatën e Koronavirus duke thënë se shkodranët e ‘hëngrën’ në fund sikurse Vllaznia në minutën e fundit.“ Ne shkodranët në fund e hëngrëm. Edhe ne si Vllaznia, në minutë të fundit. Është hera e parë në jetën time që kam qëndruar kaq shumë dhe kaq gjatë në shtëpi. Ne artistët e kemi të përjavshme udhëtimet jashtë shtetit udhëtime dhe na ka bërë mirë që të qëndrojmë afër familjes. Nuk duhet të dalim nga shtëpia kjo është gjë e mirë. Çdo udhëzim që jepet nga mjekët duhet zbatuar me rigorozitet. Ne në qytetin tonë mundohemi të jemi mirë duke parë se çfarë po ndodh me Italinë, zoti na ka ruajtur.Sa i përket lajmit të trishtë që mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja u nda nga jeta, Qamili u shpreh:“E gjithë Shkodra dhe e gjithë shqipëria nuk e priti mirë. Ai ka qenë një ndër personalitetet më të shquar të artit shqiptar. Nuk kishte si të kishte më keq për Shkodrën. Përcjellja e tij duhet të ishte bërë te teatri Migjeni. Nuk gjej fjalë çfarë të them është një dhimbje shumë e madhe.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re