Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë nga Elbasani është shprehur se po punon mbi një program ekonomik, i cili i jep prioritet rritjes së produktivitetit ekonomin në vend.

Gjatë një takimi me strukturat e PL, Meta u ndal tek zhvillimi i bujqësisë në vend, për të cilin tha se “është në ditët më të zeza’.

Me tej ai u shpreh se “fondet e IPARD-IT kanë tronditur Brukselin dhe shkojnë tek inceneratorët në vend që të shkojnë të fermerët”.

“Këtë javë parlamenti rrëzoi kërkesën për uljen e çmimit të karburanteve, heqjen e taksës së qarkullimit, që ishte në interes të qytetarëve. U zvarrit për dy vite dhe u rrëzua. Ashti si dhe propozimi për energjinë në vend. Korrupsioni nuk e lë maxhorancën të miratojë nisma të tilla. Në Kuvend kemi dhe ligjin tjetër për indeksimin në çdo vit të pagave në përputhje me nivelin ekonomik dhe inflacionin.

Ne do vazhdojmë me nisma të tilla. Do mbledhim dhe konferencën e Këshilltarëve vendorë të PL, për të rritur kontaktin me qytetarët tanë.

Ne po punojmë për një program ekonomik i cili i jep prioritet rritjes së produktivitetit , që është një nga problemet e ekonomisë shqiptare. Ky që është, është një model, i dështuar, i korruptuar, që shfrytëzon pastrimin e parave, duke u mbështetur tek ndërtimi dhe duke injoruar zhvillimin e bujqësisë që është në ditët më të zeza, aq sa edhe fondet e IPARD-IT kanë tronditur Brukselin dhe shkojnë tek inceneratorët në vend që të shkojnë të fermerët.

Ky model ka braktisur industrinë dhe degët e tjera që mund të sillnin përfitime në ekonomi. Elbasani është në mes të korridorit të tetë, por nuk flitet aspak për këtë. Sa i takon infrastrukturës jemi në miliarda euro borxhe. Shqipëria e ka në pikiatë borxhin në raport me çdo vend tjetër.

Marrim borxh për të paguar borxhet dhe jo për zhvillim, për të rritur eksportet dhe për të fuqizuar ekonominë”, deklaroi Meta.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re