Ndryshe nga vitet e kaluara në këtë fillim pranvere në Dibër nuk sheh punime të tokës bujqësore. Në fshatin Grevë të Njësisë Administrative Melan në Bashkinë Dibër, e vetmja parcelë toke që po punohet është kjo me një sipërfaqe afro dy dynym.

Shpëtim Ferruku i cili prej vitesh punon me mjetin e tij agregat tokat bujqësore në këtë zonë shprehet se kurrë më parë nuk ka ndodhur që në muajin Mars të jetë punuar vetëm dy dynym tokë e fshatit të tij.

Ai e lidh këtë jo vetëm me çmimin e lartë të naftës, por edhe të farërave apo plehrave të tjerë kimike bujqësore. Vetë Shpëtimi ka një vreshtë molle me një sipërfaqe rej 15 dynym, por që plehërimi i saj shkon deri në 2 milion lekë të vjetra, çka vështirë ta marrë nga prodhimi.

Nga ana tjetër, Ferruku thotë se e vetmja mënyrë për të kthyer fermerin tek toka është ulja e çmimeve, por për të arritur këtë duhet protestuar dhe detyruar qeverinë ta bëjë një gjë të tillë.

Në të gjithë vendin fermerët thonë se po falimentojnë nga çmimet e larta të inputeve për tokën gjë që i ka bërë ata të mos mbjellin më.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re