Kryeministri Edi Rama në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, është shprehur se ky sektor është i ekspozuar ndaj risqeve.

Rama gjithashtu tha se në sektorin bujqësor prioritet kanë investimet në serra, agropërpunim dhe agroturizëm.

Duke u ndalur te kjo e fundit, kreu i qeverisë tha se Paketa e Maleve është gati për t’u miratuar në Kuvend.

“Agroturizimi është një tjetër prioritet. Do t’u përcjellim edhe ju sapo të miratohet në Kuvend paketa e maleve, që krijon lehtësi të re në raport me kolateralet, duke u mundësuar atyre që duan të investojnë në Shqipërinë rurale dhe kanë probleme me titujt e pronësisë, do të kalojnë përmes një procesi shumë të thjeshtë, për të fituar titullin e pronësisë përmes investimeve.

Kam besim se paketa e maleve do të sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin sepse gjithmonë e më shumë ka interes nga shqiptarët që jetojnë jashtë, për të investuar në tokat e prejardhjes së tyre.

Paketa jep garanci të plotë për lehtësim 100% nga barra fiskale për një vit. Kjo vlen për 500 të parët, pastaj të tjerët do u nënshtrohen të gjitha rregullave si të gjithë”, tha kreu i qeverisë.

Rama: Mund t’u themi të gjithë atyre që presim financim në sektorin e bujqësisë, se norma e interesit është shumë tërheqëse. Duam të rrisim me një shpejtësi shumë më të madhe financimin dhe investimin për të arritur 1 miliardë euro eksport.

Flasim për një sektor që është shumë i ekspozuar ndaj risqeve, që kanë të bëjnë me befasitë e natyrës klimatike, përveç të tjerave. Është kthyer në një karakteristikë, rënia e volumeve të reshjeve të përqendruar në një kohë shumë të shkurtër dhe të barabarta me reshjet që shtriheshin në 4 muaj.

E bën shumë problematik këtë raport, mes garancisë së një investimi dhe risikut. Por duke patur parasysh edhe eksperiencën edhe dijen, edhe vullnetin e qartë për këtë bashkëpunim, jam i bindur se ne do të bëjmë një histori të re suksesi, ku të gjithë do të dalin të fituar.

Investimet në serra për ne janë një prioritet. Është rritur në mënyrë të ndjeshme masa e territorit të mbuluar nga serrat, por potenciali, nevoja dhe kërkesa është shumë më tepër.

Po ashtu, është prioritare për ne, investimi në agropërpunim. Kemi nevojë për përpunimin e produkteve në vend dhe për të rritur volumin në zinxhirin e vlerës së krijuar brenda vendit.

Agroturizimi është një tjetër prioritet. Do t’u përcjellim edhe ju sapo të miratohet në Kuvend paketa e maleve, që krijon lehtësi të re në raport me kolateralet, duke u mundësuar atyre që duan të investojnë në Shqipërinë rurale dhe kanë probleme me titujt e pronësisë, do të kalojnë përmes një procesi shumë të thjeshtë, për të fituar titullin e pronësisë përmes investimeve.

Kam besim se paketa e maleve do të sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin sepse gjithmonë e më shumë ka interes nga shqiptarët që jetojnë jashtë, për të investuar në tokat e prejardhjes së tyre.

Paketa jep garanci të plotë për lehtësim 100% nga barra fiskale për një vit. Kjo vlen për 500 të parët, pastaj të tjerët do u nënshtrohen të gjitha rregullave si të gjithë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko