Voskopoja është një ndër destinacionet turistike më të preferuara në Korçë. Mirëpo, që prej shpërthimit të koronavirusit në vend,fshati turistik është zbrazur si asnjëherë më parë.

Gazetarja Lediona Xheladinaj, raporton për Abc News se të gjitha bujtinat janë të mbyllura dhe banorët janë të izoluar në shtëpi.

Në 1 Maj vitet e kaluara fshati ka qenë gjithnjë e populluar, ndërsa këtë sot gjithçka është e zbrazët.

Ky izolim ka sjellë edhe pasoja ekonomike për banorët, pasi për pjesën më të madhe të tyre turizimi është i vetmi burim ekonomik.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re