Nga Entela Duka

Pensionet e ulëta, braktisja nga familjarët, emigrimi janë disa nga faktorët që detyron të moshuarit ti drejtohen azileve dhe menzave ditore. Qendrën ditore “Buka e Jetës” në Elbasan e frekuentojnë rreth 75 persona.

Secili prej tyre ka nga një histori trishtuese nga pas. Iliri Abdullai dhe Nezmie Beqo thonë se janë braktisur nga fëmijët. Pensionet që marrin janë mjaft të ulëta ndaj detyrohen që cdo ditë drekën ta frekuentojnë në menze.

Për meshkujt jetesa vetëm është edhe më e vështirë. Pas vdekjes së bashkëshortes 72 vjecari Petraq Gode vendosi të mos i bëhej barrë djalit por të frekuentonte qendrën ditore.

Në qender vec garantimit të vaktit ushqimor krijohen miqësi të sinqerta. Me lot në sy Bujar Saraçi , 76 vjec vajton për largimin nga jeta pak ditë më parë të mikut që njohi në ditët e tij më të vështira.

Nga nisja e pandemisë mbijetesa është bërë edhe më e vështirë për shtresat vulnerabël. Koordinatorja e qendrës thotë se kjo ka cuar në rritjen e kërkesave të të moshuarve për ta frekuentuar.

Konflikti Ukrainë- Rusi në përgjithësi ka shtrejtuar jetesën dhe e ka bërë atë më të vështirë. Kjo periudhë te  mosha e tretë është edhe më e vështirë për tu menaxhuar, ndaj thirrja shkon për organizmat shtetërore të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re