Metafora e Migjenit për “bukurinë që vret”, është vërtetuar në realitet edhe në rastin e një dëbore të madhe të rënë së fundi në Alpet mes Austrisë dhe Gjermanisë, ku me qindra njerëz, përfshirë dhe turistë, janë bllokuar nga sasitë e mëdha ku lartësia ka shkuar deri në dy metra.

Bild shkruan se së paku nëntë vetë kanë vdekur në dy vendet deri për tani.

Paralajmërimi i orteqeve është ngritur në nivelin e katërt, që
do të thotë një rrezik të madh. Edhe dridhjet më rë vogla apo flokë bore të
freskët, mund të shkaktojnë një katastrofë. Në një pjesë të Bavarisë, është shpallur
fatkeqësi natyrore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re