Ambasada shqiptare në Sofje në bashkëpunim me Bashkinë e Sofjes dhe Agjencinë Shqiptare të Turizmit hapën ekspozitën “Beautiful Albania” në parkun Gradska Gradina në qendër të Sofjes.

Ekspozita është pjesë e festimeve për festën kombëtare të Shqipërisë më 28 nëntor dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të muajit nëntor. Përmes 28 fotove, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një pjesë të historisë, kulturës, trashëgimisë dhe bukurive natyrore të Shqipërisë.

Malësia e Kelmendit, Maja e Ҫikës, Parku Kombëtar i Thethit, Parku Kombëtar i Valbonës dhe Vermoshi do ju magjepsin me bukuritë malore dhe relievin e thyer shqiptar, ku gjendet një larmi e gjerë e tipareve natyrore duke përfshirë lugina, lumenjë, male, ujëvara, pyje të dendur dhe formacione shkëmbore, krahas biodiversitetit dhe trashëgimisë kulturore dhe historike. Vermoshi është shtëpia e më shumë se 30 llojeve bimëve medicinale dhe endemike si dhe e një sërë aktivitetesh dinamike sportive dhe kulturore. Lumi i Shalës dhe liqeni i Komanit janë gjithmonë një mundësi e mirë për të shijuar bukuritë natyrore me varkë.

Berati, Gjirokastra dhe Butrinti si pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s pasqyrojnë më së miri trashëgiminë kulturore dhe historike të Shqipërisë. Berati përfaqëson një stil unik arkitekturor, ndikuar nga disa civilizime dhe njihet ndryshe si “qyteti i një mijë dritareve” dhe ngjan me qytetain e Veliko Tarnovos. Në Berat mund të gjeni një sërë atraksionesh historike. Gjirokastra apo ndryshe “qyteti i gurtë” i shkrimitar të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare ofron shumë mundësi për të eksploruar dhe për të humbur në të kaluarën, ku mund të gjeni artileri dhe relikte të rezistencës komuniste kundër pushtuesit gjerman. Ndërkohë, Parku Kombëtar i Butrintit demonston rëndësinë e ruajtjes së tij duke qenë shtëpia e mbi 1.200 lloje të ndryshme kafshët dhe varietete bimësh. Për shkak të rëndësisë ndërkombëtare natyore, arkeologjike dhe kulturore, Parku është nën mbrojtjen e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, UNESCO-s dhe Konventës Ramsar.

Gjiri i Dafinës dhe Gramës, Deti Adriatik si dhe Riviera Shqiptare do t`ju bëjnë të dëshironi të udhëtoni sa më shpejt drejt Shqipërisë dhe të shijoni disa ditë pushimi atje. Në ekspozitë pasqyrohet vija e gjatë bregdetare shqiptare e mbushur me fshatra tradicionalë të fshehur në gjire të izoluara, plazhe ranore dhe shkëmbore, shpella detare, shkëmbinj të pjerrët dhe gjire. Ka shumë arsye për të eksploruar vijën e mrekullueshme bragdetare shqiptare duke filluar nga veriu për të shkuar në jug, te perla shqiptare e quajtur Riviera Shqiptare, me plazhe të arta të mbushura dhe me ujërave të bruztë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re