Edoardo Santini disa vite më parë u shpall italiani më i pashëm dhe këto ditë i ka habitur të gjithë me vendimin e fundit të jetës: dëshiron të bëhet prift.

Edoardo Santini, i cili u shpall para disa vitesh mashkulli më i pashëm në Itali, befasoi të gjithë me lëvizjen e tij, kur la punën e modelingut për t’u bërë prift.

Santini, 21 vjeç, u zgjodh mashkulli më i bukur në Itali në vitin 2019, kur ishte vetëm 17 vjeç, në një konkurs të organizuar nga grupi i modës ABE. Por pasi studioi aktrim dhe kërcim për të arritur ëndrrën e tij për t’u bërë yll, ai u shfaq në rrjetet sociale disa ditë më parë për të njoftuar se do të hiqte dorë nga karriera për hir të besimit të tij.

Në moshën 21-vjeçare e gjeta veten në rrugën për t’u bërë prift, dashtë Zoti, vendosa të heq dorë nga modelingu, aktrimi dhe kërcimi, por nuk do të heq dorë nga të gjitha pasionet e mia, thjesht do t’i jetoj ndryshe, duke ja ofruar ato Zotit”, ka shkruar Edoardo në profilin e tij në Instagram.

Ai gjithashtu zbuloi se ishte bashkuar në një seminar pranë Firences.

“Në moshën 21 vjeçare babai vendosi të martohej me nënën time sepse ajo ishte shtatzënë dhe nëna ime u bë nënë në moshën 21 vjeçare. Ndëssa unë moshën 21 vjeçare jam rrugës për t’u bërë prift. Në të kaluarën kam mundur të takoj njerëz të cilët më kanë treguar se çfarë do të thotë të jesh kishë. Ata më dhanë forcën për të eksploruar këtë pyetje që e kam mbajtur me vete që nga fëmijëria, por frika të ndryshme më penguan ta studioja më thellë. Vitin e kaluar unë bëra hapin e parë”, shpjegoi ai.

Prandaj, Edoardo shkoi të jetonte me dy priftërinj, të cilin ai e përshkruan si përvojën më të mirë të jetës së tij.

“I kërkova peshkopit të fillojë një ‘prazhë’, viti që i paraprin jetës në seminar. Dhe ja ku jam duke studiuar teologji dhe duke u shërbyer dy famullive në Dioqezën e Firences”, zbuloi i riu italian.

Tani, thotë ai, ka lënë mënjanë punën e modelit dhe balerinit, duke preferuar një botë të re ku ka takuar njerëz të mrekullueshëm me zemër të pastër, të cilëve u detyrohet shumë dhe që, siç thotë, “më lejuan të rritem”.

Ai tha se do të vazhdojë të ndjekë rrugën e tij të re pavarësisht kundërshtimeve të disa njerëzve: “Sigurisht që ka nga ata që më flasin pas shpine, që nuk e kanë problem të thonë se jam një zhgënjim për ta, edhe në familjen time. Por aty janë edhe ata që më përkrahin, besimtarë dhe jobesimtarë”.

 Ai tha se pavarësisht frikës për të braktisur ëndrrën dhe për t’u bërë prift, është i sigurt se nuk do të pendohet për këtë vendim pasi tani mund të thotë me zë të lartë “Unë jam Edoardo, jam 21 vjeç dhe jam i lumtur”.

Në një video që ka shpërndarë së fundmi në faqen e tij në Instagram, ai shfaqet duke u lutur në një kishë, me mbishkrimin: “Jam kthyer në rrugën time”.

Ai gjithashtu përditësoi përshkrimin e profilit të tij ku tani lexohet: “Unë jam i krishterë, dua të jem prift”.

Çështja është si do ia bëjë me pamundësinë për t’u martuar, një denatyrshmëri që kleri i krishterë ia ka imponuar vetes në emër të dlirësisë fizike, e cila ka çuar në efekt të kundërt, në imoralitet, edhe me abuzime të tmershme e masive pedofilike. /tesheshi.com/

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re