Ka dalë më së fundi një zë grek në mbrojtje të policisë shqiptare për rastin e Bularatit.

Ish-ministri i Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos, tha se kushdo që mban armë dhe qëllon, duhet të qëllohet nga policia.

“Unë kam bindjen se kush mban në mënyrë kërcënuese armë në dorë të qëllohet menjëherë nga policia, ashtu siç ndodh në vendet e civilizuara, në vendet skandinave apo SHBA”, tha Pangalos, gjatë një interviste në median e Athinës.

Aim shtoi se nuk ishte e nevojshme që të shkonte dikush nga Greqia për të ngritur, siç thonë një flamur, kur kemi parë që në Derviçan dhe Bularat ka për festa aq shumë flamurë, deri në tepricë.

Ndërsa një kritikë Pangalos e pati dhe për kryeministrin Rama.

“Rama bëri deklaratën e gabuar në orën e gabuar. Rama është një politikan që interesohet vetëm për vota. Kërkon që të mbledhë vota në jug të Shqipërisë. Dhe kjo për faktin se aty në jug nuk banojnë vetëm grekë, por edhe shqiptarë”, shpjegoi Pangalos.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re