Vijon vala e protestave në vend, ku qytetarë dhe organizatorë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë bërë të ditur se tubimet do të mbahen çdo ditë në orën 18:00.

Me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, pjesëmarrësit po dalin çdo pasdite në sheshe, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kundërshtuar projektin e investimit në zonën e Zvërnecit.

Sipas njoftimeve të organizatorëve, grumbullimi nis në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë. “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë” është slogani që po përdoret për të ftuar qytetarët që t’u bashkohen tubimeve të përditshme.

 

Protesta Slogani

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re