Partia e qendrës së djathtë GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov fitoi zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgari me 25.4 vota, sipas rezultateve të së hënës prej 99 për qind të votave të numëruara.

Partia centriste kundër korrupsionit “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” është në vendin e dytë me 20.2 për qind të votave, në zgjedhjet e katërta kombëtare në këtë vend anëtar të Bashkimit Evropian në më pak se dy vjet.

Rezultatet zyrtare përfundimtare, të cilat do të përfshijnë fletëvotimet nga jashtë, priten të enjten.

Bullgarët votuan të dielën në zgjedhjet e tyre të katërta kombëtare në më pak se dy vjet, me pak shpresë për një qeveri të qëndrueshme për shkak të ndarjeve të thella brenda elitës politike mbi mënyrën e trajtimit të korrupsionit të rrënjosur.

Ashtu si vitin e kaluar, pritet që Borisov, 63 vjecc, i cili premtoi të sjellë stabilitet dhe të jetë “më i fortë se kaosi”, do të ketë vështirësi në gjetjen e partnerëve të koalicionit midis rivalëve të tij kryesorë, të cilët e akuzojnë atë se ka lejuar rritjen e korrupsionit gjatë dhjetë viteve të tij.

Trazirat e zgjatura politike kërcënojnë të minojnë aspiratat e Bullgarisë për t’u bashkuar me eurozonën në vitin 2024 mes inflacionit dyshifror dhe çmimeve të larta të energjisë dhe mund të çojnë në një zbutje të qëndrimit të Sofjes ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Nëse një qeveri funksionale dështon të formohet, shteti anëtar i BE-së dhe NATO-s do t’i lihet një administrate të përkohshme të emëruar nga presidenti miqësor ndaj Rusisë, Rumen Radev.

Por analistët thonë se partitë politike, të vetëdijshme për rreziqet ekonomike nga lufta në Ukrainë, dimrat e ashpër nga kriza energjetike dhe zhgënjimi i votuesve me paqëndrueshmërinë politike, mund të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të zgjedhin një qeveri teknokratike.

“Formimi i një qeverie do të jetë i vështirë dhe do të kërkojë kompromise serioze,” tha Daniel Smilov, një analist politik në Qendrën për Strategjitë Liberale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re