Që prej orëve të para të së shtunës, protestuesit anti-qeveritarë në Bullgari kanë bllokuar rrugët e Sofjes. Ata kanë rivendosur bllokadat që u hoqën nga policia një ditë më parë. Arsyeja që ka nxjerrë në rrugë rreth 5 mijë protestues për 30 netë me radhë është kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Boyko Borisov për shkak të akuzave për korrupsion.

Që prej 29 korrikut, protestuesit bllokuan tre rrugët kryesore të Sofjes dhe nuk u larguan deri më 1 Gusht duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve.  Pasi i hoqi pengesat më 7 Gusht, policia paralajmëroi protestuesit se nuk do tolerojë më veprime të tilla.

Më 5 gusht, kryeministri Borisov sugjeroi që të dorëhiqet por qeveria e tij do të jetë në krye të detyrës deri në mars të vitit 2021. Por partnerët e koalicionit vendosën që Borisov të mos largohet nga posti, gjë që nxiti sërish protesta.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re