Bullgaria, e cila lidhet me karakteristikat e vendeve më të varfëra të Bashkimit Evropian (BE), pas rënies së regjimit komunist në vitin 1989 kishte nëntë milionë. E tashmë, pas 28 vjetësh, ky numër ka rënë në shtatë milionë. Shkaqet kryesore të kësaj janë rënia e numrit të lindjeve dhe migracioni ekonomik. Kjo, sipas shifrave të ofruara nga Instituti i Statistikave të vend.

Të dhënat nga Zyra Shtetërore e Sigurisë Shëndetësore tregojnë se në vitin 2018 në këtë vend kanë lindur 60,000 foshnja, ndërsa 110,000 njerëz kanë vdekur.

Zëdhënësja e presidentit Iliana Iotova, më parë deklaroi se në Bullgari, ku është dhe shkalla më të lartë të vdekshmërisë në vendet e BE-së, çdo muaj “fshihet një fshat nga harta.

Gjithashtu, pasojë është dhe ikja e të rinjve.

Agjencia e Diasporës e Bullgarisë njoftoi në 2018 se të paktën 36,000 studentë bullgarë po marrin arsim jashtë kufijve të vendit të tyre.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko