Ndërsa praktika e dhënies së shtetësisë në këmbim të investimeve, e njohur si “pasaporta e artë” në Bullgari, nuk e arriti qëllimin e saj, vendi ka marrë një paralajmërim ndëshkimi edhe nga Komisioni Evropian (KE).

78 nga 98 të huaj që fituan nënshtetësinë bullgare me arsyetimin se ata ishin “investitorë të mëdhenj” në vend, i tërhoqën investimet e tyre sapo morën pasaportën.

Shumica e të huajve, të cilët falë pasaportës bullgare fituan të drejtën për të jetuar në Bashkimin Evropian (BE), anëtar i të cilit Bullgaria është që nga viti 2007, për të përfituar nga ky privilegj në fillim blenë tituj shtetëror (bono thesari), por pas marrjes së pasaportës i shitën menjëherë bonot.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Drejtësisë dhe Presidenca zbuluan se 86 për qind e investitorëve me ‘pasaportë ari’ në të vërtetë nuk kanë bërë asnjë investim.

Në Departamentin e Shtetësisë të Ministrisë së Drejtësisë janë duke u shqyrtuar 20 aplikime për nënshtetësi bullgare, të cilat janë bërë në 6 muajt e fundit nga persona që kanë blerë bono thesari. 

Ndërkohë me Bullgarinë vazhdojnë procedurat penalizuese, të filluara nga Komisioni Evropian për Maltën dhe Qipron greke, të cilat vazhdojnë të zbatojnë skemën e lëshimit të “pasaportës së artë”. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re