Bullgaria ka filluar marrjen e gazit rus përmes tubacionit turk, tha kreu i Bulgartransgas Vladimir Malinov.

“Bulgartransgas dhe Gasprom i Rusisë kanë përfunduar bisedimet ditët e fundit në 2019 dhe sot Bullgaria ka filluar marrjen e gazit rus përmes Turqisë në vend që ta bëjë këtë përmes Ukrainës”, i tha Malinov për Radio Kombëtare Bullgare.

Sipas tij, Bullgaria do të marrë 2.9 miliardë metra kub gaz në vit, dhe objektet e infrastrukturës së gazit janë të gatshme të marrin këto sasi.

Malinov tha se Bullgaria do të jetë në gjendje të zvogëlojë pagesën e saj vjetore të tranzitit me rreth 35 milion euro dhe se çmimet e gazit do të ulen me pesë përqind.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko