Ndërtimi i terminalit të gazit në Vlorë nga kompani amerikane po tërheq vëmendje rajonale.

 

Këtë të hënë një tjetër kompania amerikane “Linden Group”, si dhe ajo bullgare “Overgas” nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë shqiptare “Albgas”.

 

“Overgas” një kompani private distribucioni në Bullgari, ka shprehur interes për të blerë gaz nga Terminali i Vlorës.

 

MINISTRJA BELINDA BALLUKU

Ai hap që ne e hodhëm me skepticizëm në fillim, sot po kthehet në një nga projektet më të rëndësishme të rajonit, por dhe të gjithë Ballkanit. Para pak ditësh kemi pasur në Tiranë një vizitë nga ministri grek i energjisë, ministri Skrekas, dhe gjatë gjithë diskutimeve që kemi bërë ata kanë kuotuar, me dashamirësi do të thoja në këtë rast, projektin e Vlorës, në të njëjtën kapacitet, të njëjtën madhësi dhe të njëjtin rëndësi që ka projekti Aleksandropulit për Ballkanin. Do të thoja që sigurisht ai tregu vogël që ne na bënte shumë skeptik në fillim duke u zgjeruar me iniciativën e Ballkanit të hapur, tashmë shikohet si një treg prej 17 milionë qytetarësh, të cilët mund ti drejtohen shërbimeve që janë të lidhura me gazin në një mënyrë të drejtpërdrejtë.

 

“Excelerate” dhe “Overgas” tashmë kanë filluar punën për koordinimin e këtij projekti.

 

Për këtë arsye “Albgas” ka hyrë në këtë marrëveshje për të akomoduar infrastrukturën e nevojshme për kalimin e këtij gazi nëpërmjet tubacionit Vlorë-Fier.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re