Bullgaria do të rrisë praninë e saj ushtarake në Kosovë ku do të dërgojë një kontingjent prej 100 ushtarësh për t’iu bashkuar forcave të NATO-s (KFOR) në atë vend.

Kështu, këtë të enjte mbahet për kontingjentin ushtarak prej rreth 100 ushtarësh, të cilët do të kryejnë detyrat e Forcave Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Aktualisht në Kosovë janë më shumë se 4700 ushtarë nga 28 shtete, si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s KFOR. Më shumë se gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia.

NATO-ja e shtoi praninë e saj në Kosovë pas konfliktit në veri të vendit, kur në fund të shtatorit një grup paramilitar serb sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, gjatë të cilit u vra një polic i Kosovës dhe tre serbë.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, një nga liderët e partisë serbe të Kosovës dhe partisë simotër SNS, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar, por pavarësisht presionit nga Brukseli dhe Uashingtoni, ende nuk janë ngritur akuza kundër Radoiçiçit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re